Konsullata në Stuttgart: Nuk ka kosovarë të konfirmuar mes viktimave apo të lënduarve në aksidentin në Riedlingen

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka reaguar pas aksidentit të rëndë hekurudhor që ndodhi të dielën pranë qytetit Riedlingen, në landin Baden-Württemberg të Gjermanisë, ku një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë doli nga shinat si pasojë e një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm.

Në një njoftim zyrtar, Konsullata bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të marrë informacione të sakta lidhur me pasojat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në mesin e viktimave apo të lënduarve.

“Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në mesin e viktimave apo të lënduarve, por jemi në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse,” thuhet në njoftim.

Për çdo nevojë apo informacion shtesë, Konsullata u bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që ndodhen në rajon të kontaktojnë në numrin emergjent:

📞 +49 152 37337814

Konsullata ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Të tjera

Aktuale

Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë

Kreu në detyrë i Qeverisë së

Ekskluzive Lajme

Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli

Kandidati i LDK-së për deputet në

Aktuale

Kurti takon kongresistët amerikanë

Kryeministri në detyrë i Republikës së