Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, mori pjesë mbrëmjen e kaluar në iftarin tradicional të organizuar nga imami Tahir Kukaj dhe Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, New York
Në këtë organizim morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe përfaqësues të komuniteteve fetare të krishtera, hebraike dhe ortodokse.
Të pranishëm ishin gjithashtu autoritete të policisë së New York-ut (NYPD), përfaqësues të qytetit dhe të shtetit të New York-ut, duke i dhënë ngjarjes një karakter gjithëpërfshirës dhe ndërfetar.
Me këtë rast, në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Reka, në emër të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, uroi besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai u dëshiroi agjërim të pranuar dhe të lehtë, si dhe më shumë begati, paqe dhe harmoni ndërfetare në komunitet.
Iftari tradicional shërbeu si një moment bashkimi dhe reflektimi, duke theksuar rëndësinë e tolerancës, bashkëjetesës dhe forcimit të lidhjeve brenda komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjerë.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të