Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është parë tek Pallati i Drejtësisë ditën e hënë. Gazeta ka pranuar informacione se i pari i Kuvendit është parë duke u futur në objektin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Për këtë, është kontaktuar shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli. Ai i ka thënë shkurtimisht Insajderit se arsyeja e paraqitjes se kryekuvendarit në Prokurori është për një padi ngritur ndaj tij për një deklaratë televizive.
LEXO EDHE KETE
Stoltenberg mbërrin në Kosovë, mediat serbe raportojnë se ai erdhi përmes Merdares
“Nje padi nga nje ish kryeshef i nje ndermarrje, per nje deklarate televizive”, deklaroi shkurtimisht Kërçeli.
Së fundmi, kryekuvendari Konjufca është paraqitur në gjykatë për rastin e gazlotsjellësit në cilësinë e të akuzuarit, ku i ftuar si dëshmitar ka qenë ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci.
Grabovci përpara gjykatës kishte thënë se s’i kujtohet që Konjufca kishte hedhur gazlotsjellës ndonjëherë. /Botapress.info/