Krerët e shtetit sot po qëndrojnë në Prekaz për homazhe në nderim të “Epopesë së UÇK’së”, dhe flijimit të familjes Jashari.
Pas homazheve në varrezat e familjes Jashari, ata u pritën në kullën e Jasharajve nga kjo familje.Aty presidentja Vjosa Osmani ndau “Urdhëri i Lirisë”.
Kurti nga Prekazi: ‘Epopeja e UÇK’së’ e ka dhënë hovin vendimtar për çlirimin e Kosovës
Ndërsa në pronocim para gazetarëve, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se rrënjët e UÇK’së janë në Prekaz.
Ai tha se jëmi këtu për të nderuar luftën heroike të kësaj familje.
“Rrënjët e vërteta të UCK janë në luftën heroike e të lavdishme të familjes Jashari kudër okupatorit serbë. Jemi këtu për nderura Epopenë e UÇK, sepse pas kësaj lufte heroike dhe pas flijimit të familjes Jashari, UÇK u bë i gjithë populli i Kosovës, përveç kësaj edhe bashkësia ndërkombëtare lëvizi dhe e kuptoi më mirë, më drejtë luftën tonë të domosdoshme e cila ishte luftë mbrojtëse dhe luftë për çlirim prej pushtuesit serbë”, tha Konjufca për media./Botapress.info/