Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur heqjen e të gjitha masave financiare nga Komisioni Evropian, të vendosura më parë ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në X, Konjufca tha se nga ky zhvillim presin të hapet një fazë e re e angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, raporton Klankosova.tv.
“Ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE: të gjitha masat e BE-së për Kosovën janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar. Ne presim që kjo të hapë një fazë të re angazhimi konstruktiv dhe progresi konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun
Lidhja Demokratike e Kosovës i është
Aktuale
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Haradinaj lëshon “bombën”: Kurti ka qenë në lidhje dashurie me një serbe
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në