Mirëpo kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca.
Ai ka folur për kamerën e lajmit.net lidhur me këtë çështje.‘’Deklarata e Klinakut nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes. Mendojë që ishte një shprehje e papranushme’’ ka thënë Konjufca.
Përçahen veteranët, një degë e OVL-UÇK’së distancohet nga deklarata e Klinakut për Kurtin
Konjufca po ashtu ka folur edhe për çështjen e vizava për Kosovën.
Më tutje kryetari i Kuvendi të Kosovës ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj që Qeveria Kurti duhet të shkojë në shtëpi.
‘’Qeveria Kurti është këtu, ai e ka shtëpinë këtu’’, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se bllokimi i seanca në sesionin vjeshtor nuk do ta dëmtojnë mazhorancën e as kryeministrin Albin Kurti por vetë Republikën e Kosovës./Botapress.info/