Në Pikëkalimin Kufitar Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me zyrtarët policorë kanë zbuluar mall të padeklaruar.
Vetura e ndaluar ishte e tipit Porsche dhe ishte e mbushur me cigare e pije energjike.
“Pala nuk kishte deklaruar mallin në momentin e paraqitjes në pikëkalim, duke shkaktuar kështu kundërvajtje doganore, e sanksionuar në bazë të nenit 251 dhe nenit 244 Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK)”, njofton Dogana.
“Duke qenë se bëhet fjalë për mallra akcizore, është ndërmarrë masa e konfiskimit të mallit dhe të mjetit transportues, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, në parandalimin e kontrabandës, luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i