Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri thotë se PDK vazhdon të mbetët pengesë për fillimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar në Kosovë.
“Vet fakti se vetëm Ligji mbi Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Kundërligjshme, është hera e dytë, që PDK e dërgon për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, flet më tepër se çdo argument tjetër, se pse akoma nuk po mund të fillojë konfiskimi i pasurive të pa justifikuara, në Kosovë, ku pengesa kryesore e bllokuesja më perfide për zbatimin e këtij ligji dhe fillimin e konfiskimit të pasurive të kundërligjshme, është bërë pikërisht PDK, të cilës duket se i ka hyrë frika deri në palcë edhe për mbajtjen e përgjegjësive penale, për shkak të pasurive të shumta të paligjshme të pjesëtarëve të saj”, shprehet Qarri.
Sipas tij, dërgimi i Ligjit mbi Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Kundërligjshme në Gjykatën Kushtetuese nga PDK vjen nga frika që ka kjo parti.
Gani Qarri
“Shkaku i frikës së madhe nga konfiskimi i pasurive të kundërligjshme dhe mbajtja e përgjegjësive penale, sipas raportimeve në mediat e shkruara dhe ato audio-vizive, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nga 20 ligjet e miratuara së fundi në Kuvendin e Kosovës, PDK në emër të “vlerësimit” të kushtetutshmërisë, ka ngritur kërkesën për kontestimin e 16 të këtyre ligjeve pranë Gjykatës Kushtetuese, akt i cili do të marrë kohë të gjatë për shqyrtim dhe bllokojë, të paktën deri atëherë edhe fillimin e zbatimit në praktik të këtij ligji dhe konfiskimit të pasurive të kundërligjshme në vend, në qoftë se, nga gjykata në fjalë, nuk kërkohet edhe rishikimi dhe ndryshimi i këtij ligji, serish në Kuvend, gjë që mund të marrë muaj të tërë, nëse jo edhe një vit tjetër, deri në miratimin e ri nga deputetët e ardhshëm të Parlamentit të Kosovës”, thekson Qarri.
“PDK, apo edhe vet Abelard Tahiri duket se janë prekur drejtpërsëdrejti dhe kanë probleme personale me ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurive të Kundërligjshme, ndaj nga frika e konfiskimit të pasurive të tyre të kundërligjshme, nuk kanë kundërshtuar vetëm procedurën në të cilën u miratuan ligjet, në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, por bie fort në sy veçanërisht fakti se ajo PDK kontestuar, për herë të dytë në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht përmbajtjen e Ligjit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në përpjekje për zvarritjen sa më të gjatë, të themelimit të kësaj Byroje, nga frika e konfiskimit të Pasurive të kundërligjshme, për të cilat, parë nga numri formal i akuzimeve, për pasuri të paligjshme, vendin e parë e zënë pjesëtarët e kësaj partie në të gjitha informacionet zyrtare dhe publike”, shton analisti Qarri.
Qarri thotë se PDK është partia kryesore në Kosovë që do të preket më fillimin e konfiskimit të pasurisë së pa justifikuar.
“Prandaj ky është edhe shkaku, që PDK është bërë pengesa kryesore e moszbatimit të ligjit për konfiskimin e pasurive të paligjshme, e cila për herë të dytë ka kontestuar, pikërisht Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese, akt i dyshimtë që dëshmon katërçipërisht se PDK vërtet ka një problem të madh me këto ligje dhe veçanërisht me ligjin e Byrosë për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, për të cilat më së shumti akuzohen njerëzit e PDK-së, parti që, siç po dëshmohet edhe me veprimet e fundit, vërtetë është kthyer në bllokuesin më pervers të miratimit të ligjit të Byrosë shtetërore, për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme në Kosovë, para të cilës, janë të vetëdijshëm se nuk do të mund ti justifikojnë më pasuritë e shumta dhe marramendëse, të grumbulluara për kohë shumë të shkurtër dhe në mënyrë të kundërligjshme”, nënvizon Qarri, sipas të cilit, PDK në vazhdimësi e ka keqpërdorur pushtetin dhe pozitat e larta shtetërore për pengimin e drejtësisë në Kosovë.
“Prapa lojërave me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, duket se vërtetë qëndron interes i figurave më të larta të PDK-së dhe një grupimi të fuqishëm mafioz brenda kësaj partie bandë, që për dy dekada me radhë kanë keqpërdorur pushtetin dhe pozitat e larta shtetërore, për tu pasuruar kundërligjshëm, pasuri e cila me Byronë për konfiskimin e pasurive të kundërligjshme, nuk mund të justifikohet dhe duhet tu rikthehet urgjentisht personave, firmave dhe institucioneve private e shtetërore legjitime, si dhe gjithandej ku e ka vendin e origjinën e gllabërimit, nga personat e akuzuar, që tanimë e dinë mirë, se me miratimin e kësaj Byroje, duhet të bëhen gati menjëherë për konfiskimin e pasurisë dhe mbajtjen e përgjegjësive penale para gjykatave dhe organeve të drejtësisë së shtetit, për pasurimet e tyre të kundërligjshme”, përfundon analisti politik, Gani Qarri.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në