Konfirmohet vdekja e një punëtori në Prizren, e goditi rryma

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e një punëtori derisa të shtunën po punonte në një shtyllë elektrike në Prizren.

Sipas policisë, viktima është goditur nga rryma.

Njoftimi i plotë i PK:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Prizren 28.02.2026-22:00. Raportohet se viktima m/k derisa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe si pasoj është rrezuar në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore dhe ekipi i urgjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Të tjera

Aktuale

Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar

Aktuale

Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke