Pas Olti Currit është zbuluar edhe opinionistja e dytë e “Big Brother Vip Kosova”.
Burime ekskluzive për “iconstyle al” bëjnë me dije se në poltronin e opinionistes do të ulet edhe ish-miss Kosova, Afërdita Paqarada.
Prej disa ditësh tashmë po qarkullonin në media aludime se pikërisht Afërdita mund të ishte opinionistja e reality-show-t.
Mirëpo tanimë nuk ka dyshime!
Sipas burimeve tona të sigurta, ish-miss-i do të jetë pjesë e “BBV Kosova” në rolin e opinionistes dhe ne mezi presim ta shikojmë atë në një rol të tillë.
“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë.
5 DHJETOR-i – është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur.
Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng “BBVK” të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.
E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit.
Organizatorët edhe atë e vendosën dhe do jetë pikërisht e hëna e parë e muajit dhjetor./Iconstyle/