Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj “Ujësjellësit”, njoftoi kryetari Përparim Rama në një postim në Facebook.
Kjo, sipas tij, për shkak se janë bërë “ndërhyrje të paautorizuara në infrastrukturën rrugore”.
“Kryeqyteti Prishtina ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj “Ujësjellësit”për shkak të ndërhyrjeve të paautorizuara në infrastrukturën rrugore, të cilat kanë rezultuar me lënien e rrugëve në gjendje të mjerueshme dhe të pasigurt për qytetarët.
Sipas procedurave në fuqi, çdo intervenim duhet të lajmërohet paraprakisht në komunë, në mënyrë që të
sigurohet zona e punimeve dhe
të bëhet sanimi i menjëhershëm i asfaltit dhe trotuareve pas përfundimit të tyre”, shkruan Rama.
Ai tha se “megjithëse ujësjellësi është paralajmëruar disa herë për respektimin e këtyre procedurave, praktika ka vazhduar, duke detyruar Inspekcionin e Komunës të shqiptojë gjoba në dy raste të ndara”.



Të tjera
Lajme
Prokuroria Speciale dhe Policia sekuestrojnë rreth 15 kilogramë substanca narkotike
Një operacion i përbashkët mes Prokuroria
Aktuale
Bilanc i rëndë, 7 persona humbën jetën në vendin e punës për 4 muaj në Kosovë
Rastet e humbjeve të jetës në
Aktuale
Vjen reagimi nga gazetari Kushtrim Sadiku
Gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku,