Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është sulmuar derisa po udhëtonte nëpër Serbi. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve materiale dhe autobusi që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë ka qenë në gjendje ta vazhdojë rrugën.
Autobusi i përket kompanisë turistike “Fadili Tours”. Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me kompaninë në fjalë dhe të njëjtit kanë konfirmuar rastin, por kanë refuzuar të japin detaje duke thënë vetëm se për momentin po merren me informacione vetëm për familjarët.
Shikoni se çfarë bën vozitësi i një veture në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë
Si pasojë e sulmit autousit i janë dëmtuar xhamat e përparëm.