Kompania fshin të gjitha gjurmët pas aksidentit që la 4 të vdekur në Vjenë

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vjena ka tronditur opinionin publik, ku katër punëtorë – tre prej tyre nga Kosova, humbën jetën pas shembjes së një skelë gjatë derdhjes së betonit, transmeton albinfo.

Ngjarja ndodhi në zonën e Porzellangasse, ku punëtorët u zunë nën rrënoja dhe beton të lagësht. Një tjetër person mbeti i lënduar rëndë. Në mesin e kaosit, operatori i vinçit ndihmoi për orë të tëra ekipet e shpëtimit në largimin e materialeve të rënda, para se të tërhiqej i traumatizuar nga vendi i ngjarjes.

Por ndërsa hetimet pritet të zbardhin shkaqet e aksidentit, vëmendja është përqendruar te kompania përgjegjëse për ndërtimin. Sipas mediave austriake, ajo ka reaguar duke fshirë menjëherë çdo gjurmë të lidhjes me kantierin. Faqja zyrtare hoqi referencat për projektin, ndërsa një postim në rrjetet sociale u zhduk pak minuta pas publikimit.

Ky veprim ka ngritur dyshime për transparencën e kompanisë, e cila deri tani është kufizuar vetëm në një deklaratë të shkurtër ngushëllimi për “incidentin tragjik”.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse aksidenti u shkaktua nga gabime teknike apo faktorë të tjerë. Sipas të dhënave zyrtare, shembjet janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në sektorin e ndërtimit në Austri, një industri që mbetet ndër më të rrezikshmet për punëtorët.

Të tjera

Lajme

Trump reagon për mbylljen e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur

Aktuale

Ymeri: LVV do të bie pas prishjes së Kurtit me Osmanin

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri,

Aktuale

Ndodh edhe incidenti i dytë në Ngushticën e Hormuzit

Një incident i dytë ka ndodhur