Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton se është informuar nga Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian se e ka hequr përdorimin e fusnotës te emri i Kosovës.
Ky vendimi i Komitetit të Rajoneve të BE-së vlen për dokumentet dhe komunikimet duke e harmonizuar kështu këtë institucion me qëndrimin e Parlamentit Evropian i cili e përdorë emërtimin Kosovë pa asterisk apo simbolin “*”.
“Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka informuar Asociacionin e Komunave të Kosovës në opinionin e tij më të fundit mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka vendosur që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit “Kosovë” me asteriks*, dhe të përdoret thjesht “Kosovë”. Ky vendim vlen për dokumentet dhe komunikimet e Komitetit të Rajoneve, duke e harmonizuar këtë institucion me qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa asteriks në dokumentet e tij zyrtare”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu nga ky Komitet është bërë thirrje edhe për heqjen e masave të BE-së pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në komunat dhe qytetarët e Kosovës.
Komiteti i Rajoneve ka vlerësuar gjithashtu edhe organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë duke përmendur që pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka forcuar legjitimitetin prandaj edhe nuk ka më arsye që masat të mos hiqen plotësisht si arsye fillestare e BE-së.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, e ka quajtur këtë zhvillim lajm shumë të rëndësishëm për Kosovën.
“Është inkurajuese që institucionet evropiane po e njohin rolin e pushtetit lokal dhe ndikimin që vendimet e tyre kanë në jetën e qytetarëve në nivel lokal. Vendimi i Komitetit të Rajoneve për përdorimin e emrit ‘Kosovë’ pa asteriks në dokumentet e tij është gjithashtu një zhvillim i rëndësishëm institucional në nivel evropian”, ka thënë Ibrahimi.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në