Në janar të vitit të kaluar, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësi Tranzicionale që trajton trashëgiminë e luftës në Kosovë dhe njoftoi hartimin e një draft-statuti. Por ky mekanizëm që buron nga Strategjia e Drejtësisë Trancionale nuk u arrit të krijohet gjatë këtij mandati të saj.
Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që u iniciua vitin e kaluar, nuk do të krijohet në mandatin e presidentes Vjosa Osmani, që tashmë po i afrohet fundit.
Duke ndjekur një objektiv të dalë nga Strategjia e Drejtësisë Trancicionale, Zyra e Presidentes, vitin e kaluar kishte draftuar një statut që parashihte një Komision për Drejtësi Tranzicionale me një mandat trevjeçar që do të adresonte çështjen e viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.
Por ekipi i presidentes, i ka konfirmuar Radio Kosovës se procesi është ende në fazën e konsultimeve.
Komisioni synonte të kontribuojë në njohjen dhe një kulturë solidariteti me viktimat e luftës, duke ofruar mbështetje psikosociale e logjistike për të mbijetuarit dhe të dokumentojë historitë e tyre, sidomos të mbijetuarve të dhunë seksuale gjatë luftës.
Vasfije Krasniqi Goodman, një nga të mbijetuarit e dhunës seksuale, shpreson që kjo iniciative të formalizohet.
“Çdo iniciativë që mbështet viktimat duhet përkrahet dhe duhet të funksionojë seriozisht”, i tha Krasniqi Goodman Radio Kosovës.
Komisioni gjithashtu parashihte seanca publike që përfshijnë si të mbijetuarit ashtu edhe autorët e krimeve, gjë që është tipar dallues i komisioneve të së vërtetës dhe pajtimit.
Iniciativa fillestare për një Komision të së Vërtetës dhe Pajtimit e ish presidentit Hashim Thaçi, e nisur në vitin 2017 mbeti në letër, pasi ai u paraburgos në vitin 2020, nën dyshimin për bashkëveprim në krime.
Sipas hulumtuesve të fushës së drejtësisë tranzicionale, si Nora Ahmetaj, është e paqartë pavarësia e kësaj iniciative.
“Si presidente, Vjosa Osmani nuk e ka shfrytëzuar hapësirën për ta udhëhequr drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën”, tha Ahmeti për Radio Kosovën. “Kjo fushë i është lënë kryeministrit”.
Përderisa Osmani po shpreson të votohet edhe për një mandat tjetër në mars, mbetet e pasigurt nëse do të themelohet më vonë ky mekanizëm që i raporton drejtpërdrejt kreut të shtetit.



Të tjera
Shëndetësi
Cila është metoda për t’iu rikthyer gjumit pasi të zgjoheni natën?
Një mjek britanik ka ndarë një
Aktuale
Lumir Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Showbiz
E dashura e Bellinghamit ia vë “flakën” rrjetit me postimet e fundit
Ashlyn Castro, influencerja dhe e dashura