Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me organizatat ruse hulumtuese, shkencore dhe inovative pas pushtimit të saj në Ukrainë, njoftoi Komisioni Evropian të premten, shkruan CNN, përcjell Botapress.info
Pamjet satelitore: Rrugëtimi i konvojit ushtarak rus drejt Kievit
Ata gjithashtu kanë pezulluar pagesat drejt këtyre organizatave ruse që janë nën kontrata aktuale dhe “nuk do të nënshkruajnë kontrata apo marrëveshje të reja’ me organizatat e Rusisë.
“Bashkpunimi hulumtues i Bashkimit Evropian bazohet në respektin e lirive dhe të drejtave që kanë për themel persosshueshmërinë dhe inovacionin. Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës është sulm ndaj këtyre vlerave. Prandaj ka ardhur momenti që t’i japim fund bashkpunimit kërkimor me Rusinë”, tha Margarethe Vestager, komisionerja evropiane.