Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë e më hapur pëlqimin e tij dhe afrimitetin me Selinën brenda mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, mbështetja më e madhe dhe më e papritur duket se po i vjen nga jashtë!
Fansat e dyshes kanë nisur të “thurin” plane dhe një nga faqet mbështetëse në Instagram ka bërë një pyetje ngacmuese duke etiketuar Selinën: “A t’jep nana n’Kosovë?”.
Por ajo që e ka bërë këtë moment të bëjë xhiron e rrjetit, nuk ka qenë thjesht pyetja, por përgjigjja! Ka qenë pikërisht motra e Gimbos, Elona Blakaj, ajo që ka ndërhyrë në komente për t’u dhënë fund dilemave.
Me mjaft sportivitet dhe dashuri, ajo i ka entuziazmuar të gjithë duke komentuar pa hezitim: “E jep e jep”, shoqëruar me një emoji me zemra.
Tashmë topi mbetet në fushën e Gimbos dhe Selinës brenda shtëpisë për të parë nëse kjo romancë do të lulëzojë plotësisht!




Të tjera
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar
Aktuale
IPK rekomandon suspendimin e tetë policëve, gjashtë nga Gjakova e dy nga Gjilani
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë