Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi foli për Avdyl Jasharin, shqiptari nga Kosova i cili qëndroi në Siri 12 vite larg familjes pa asnjë kontakt pasi ishte i burgosur në regjimin e Assad.
Eksperti tha se komandantin Jashari e njihte personalisht dhe se ka treguar gjithmonë performancë të jashtëzakonshme në Siri.
“Në fund të vitit 2012, Avdyl Jashari ka shkuar në Siri. Ai ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme atje dhe nuk iu ka bashkangjitur kurrë ISIS dhe veprimeve të dhunshme. Komandanti ka pasur pozita të larta në Ushtria Çlirimtare të Sirisë”, tha Bedri Elezi.
Sipas ekspertit, lidhjet e shqiptarit nga Kosova mund të jenë të afërta edhe me komunitetin shqiptar në Siri. Ai shton gjithashtu se kanë qenë dy shqiptarë të cilët më herët kishin vizituar Shkupin në përpjekje për të takuar komunitetin mysliman në Maqedoninë e Veriut.



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e