Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári.
Duke e uruar për detyrën e re, kryetari Glauk Konjufca shprehu falënderime dhe mirënjohje të lartë për kontributin e Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës, si dhe ndihmën e forcës shumëkombëshe në funksion të ruajtjes së mjedisit të sigurtë në Kosovë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/2021_11_15_Kryetari-Glauk-Konjufca-priti-ne-takim-komandantin-e-ri-te-KFOR-it-gjeneralmajor-Ferenc-Kajari-1.jpg)
Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.
Gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurimin e një ambienti të qetë e paqësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/2021_11_15_Kryetari-Glauk-Konjufca-priti-ne-takim-komandantin-e-ri-te-KFOR-it-gjeneralmajor-Ferenc-Kajari-3.jpg)