Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë që nga tetori i vitit 2025 është përgjithësisht e qetë, megjithëse mbetet e brishtë dhe me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri të vendit.
Gjatë informimit të ambasadorëve të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në Bruksel të mërkurën, Ulutash theksoi se NATO-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e përditshme të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes.
Ulutash deklaroi se nuk është vërejtur rifshfaqje e dhunës në veri, ashtu siç ndodhi në vitin 2023.
“Që nga tetori 2025, kemi vërejtur se situata është përgjithësisht e qetë. Megjithatë, situata mbetet e brishtë, me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri”, theksoi ai, duke shtuar se prioritet kryesor mbetet ruajtja e stabilitetit për të gjitha komunitetet.
Ulutash nënvizoi se KFOR-i mban një prani të dukshme, të shkathët dhe fleksibile në terren, për të reaguar ndaj çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të ulur tensionet në rast të shenjave për përshkallëzim.
Ai shprehu mirënjohje për aleatët dhe partnerët e NATO-s për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se KFOR-i mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit në mënyrë të plotë dhe të paanshme.
Në të njëjtën kohë, komandanti i KFOR-it bëri të ditur se misioni vazhdon të mbajë kontakte të ngushta me të gjithë akterët relevantë, ndërsa mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si rrugëzgjidhja e vetme.



Të tjera
Lajme Opinione
Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fillimisht futeni Agim Veliun në listë, pastaj të larguarit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të
Aktuale
Osmani: Qytetarët s’po i takoj vetëm këto ditë, vizitat s’janë ndalur asnjëherë
Ish-presidentja Vjosa Osmani i ka quajtur
Lajme
Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka