Komandanti Suprem të Forcave Aleate për Evropën, Gjeneral Christopher Cavoli, ka folur për prezencën e trupave të KFOR-it në Kosovë.
Cavoli tha se KFOR-i mbetet në terren në Kosovë me 4 mijë e 300 ushtarë për momentin, ndërsa tha se kanë dislokuar forca rezervë “për t’u marrë me tensionet në rritje”.
“Siç e dini, në Kosovë KFOR-i mbetet në terren me 4 mijë e 300 ushtarë për momentin, nga të cilët më pak se 600 prej tyre janë ushtarë amerikanë. Ai është një vend ku aleatët dhe italianët kanë bartur shumë nga pesha e misionit”.
“Ne kemi dislokuar atje forca rezervë për t’u marrë me tensionet në rritje, që ishin më shumë se një vit më parë. Ne po e zgjerojmë masën e forcave të përhershme në mënyrë që t’i lirojmë ato forca rezervë dhe besoj se do të arrijmë në një marrëveshje për këtë shumë shpejt”, tha Cavoli përpara Senatit.
Më tej, ai tha se kombet kyçe që janë të përfshira në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, janë Italia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Hungaria.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të