Presidenti rus Vladimir Putin ka humbur një komandant elitar të Shërbimit Federal të Sigurisë në luftën në Ukrainë, oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë konfliktit pesë-mujor, ka treguar një raport i ri i gazetarëve.
Nënkolonel Nikolai Gorban (36) ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht, raportoi gazetari i Inform Napalma, Andrey Pavlushko, shkruan New York Post, transmeton Ballkani.info.Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai besohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.
Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.
“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse,” thuhej në të.
Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Ai la gruan dhe tre djemtë.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2022/08/1660034383-profimedia-0712668624-496x1080.jpg)
Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake.
Kleschenko ishte zv/shefi i qendrës së 344-të për stërvitjen luftarake të pilotëve dhe snajperëve elitë të helikopterëve. Lajmet e fundit për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë tregojnë se ndoshta planet luftarake të liderit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar.
Javën e kaluar, forcat ruse humbën Olga “Korsa” Kachura, 52 vjeç, kolonelja e parë femër që vdiq në luftën në Ukrainë.
Ajo ishte një kolone në forcat e mbështetura nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainë, ku komandonte një divizion artilerie raketore. Putini i dha pas vdekjes titullin Hero i Rusisë.
Rusia ka humbur të paktën 10 gjeneralë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, edhe pse Kremlini deri më tani ka konfirmuar vdekjen e vetëm katër prej tyre. /Botapress.info/