Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) u bë së fundmi çerdhe e punësimeve të militantëve të Vetëvendosjes dhe familjarëve të menaxhmentit të saj.
Diku 128 të punësuar në konkursin e fundit u punësuan duke shkelur ligjin. Pjesë e listave të të pranuarve ishin militantë partie e të afërm të menaxhmentit të KEK, shkruan Demokracia.com.
E para këtij skandali kjo ndërmarrje publike thoshte se Menaxhmenti i Korporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike.
“Si rrjedhojë ju bëjmë me dije se, Menaxhmenti i Korporatës Energjike të Kosovës nuk i nënshtrohet dhe nuk lëkundet nga asnjë presion i grupeve të caktuara të interesit apo qofshin ato edhe grupe politike. Korporata Energjetike e Kosovës është ndërmarrje publike dhe pasuri e gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj si të tillë kemi përgjegjësi juridike dhe morale ta ruajmë nga çfarëdo interesi tjetër”, thuhej në komunikatën e KEK-ut.
Kujtojmë se një skandal i madh punësimi ka plasur ditët e fundit. Në konkursin e fundit mbi 4 mijë e 600 kandidatë aplikuan për plotësimin e 128 pozitave të lira në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në mesin e të pranuarve në ndërmarrjen publike, u panë emra të familjarëve të zyrtarëve të VV-së e të zyrtarëve të KEK-ut. /Botapress.info/