Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vazhduar sot shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin që ndodhi në lokalin “Cobra City” në Prizren, në vitin 2023.
Dibran Hoxha akuzohet për vrasje të rëndë të viktimës V.C., ndërsa katër të akuzuarit e tjerë përballen me akuzat për “pjesëmarrje në rrahje”, “manipulim të provave” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Gjatë seancës janë prezantuar disa video-incizime përmes asistencës së zyrtarit policor, Faton Morina.
Prokurorja Speciale, Florije Shamolli, ka kërkuar që të prezantohet përmbajtja e videos dhe të vlerësohet edhe cilësia e saj, shkruan IndeksOnline.
Shamolli ka vazhduar më tej duke kërkuar detaje lidhur me veturat që shfaqen në video, raporton IndeksOnline.
Nga ana tjetër, trupi gjykues ka shqyrtuar propozimin e prokurores që zyrtari policor të paraqesë videon në cilësinë e ekspertit dhe jo vetëm si asistent teknik.
Gjykata do të vendos në vijim nëse ai do të thirret në këtë cilësi.
Seanca do vazhdojë me shikimim e videos pranë lokalit ku ndodhi vrasja.
Prokurorja e rastit, ka propozuar pas kësaj që zyrtari policor të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur