Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, në një intervistë për Top News, thotë se ‘Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së sepse nuk mori pjesë në atë histori”.
“Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së se ka qenë vetë pjesëtar në fillimet e Demaçit, asistent i të cilit ka qenë Kurti.
Pas Rambujesë, ai nuk ra dakord në mënyrën se si u trajtua, ai iku, iku edhe ky”, thotë Klosi.
Ai ka thënë se UÇK e luti Kurtin që të dilte bashkë me ta në mal, por sipas Klosit, Kurti refuzoi me arsyetimin se ‘nuk ishte mirë me shëndet’.
“Ju lutën që ta ndihmonin nëse donte të merrte pjesë të dilte në mal. Nuk ishte aq i ri ky në krahasim me të tjerët. U justifikua që nuk jam mirë me shëndet dhe unë nuk e përballoj dot jetën e malit dhe u tërhoq. Që atëherë, sigurisht e ka ndjerë veten të mangët se pse nuk mori pjesë. Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës që ishte fenomeni më i madh në historinë e kombit shqiptar, në shekujt e fundit po themi”, tha Klosi.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive