Është nder, është kënaqësi dhe është privilegj i veçantë jo vetëm individual e familjar por edhe kombëtar të mbash emrat emrat Klinton apo Hillary.
Ata prindër që i kanë pagëzuar fëmijët e tyre me mbiemrin e presidentit amerikan Clinton dhe me emrin e sekretares amerikane e bashkëshortes së presidentit Clinton, znj. Hillary Clinton kanë nderuar femijët e tyre, familjet e tyre e mbi të gjitha kanë nderuar popullin shqiptar të Kosovës dhe Republikën e Kosovës. Klintonët dhe Hillaryt e Kosovës janë krenaria kombëtare e shqiptarëve të Kosovës. Ata u shfaqën dje përballë presidentit Bill Clinton të cilit i dhuruan një emocion të veçantë. Por, si për “mësysh” ajo që ra në sy është prezantimi i tyre para presidentit amerikan z. Bill Clinton. Përtej emocioneve të tyre të arsyeshme, ishte për “mjerim” jo vetëm anglishtja e tyre e tmerrshme, por edhe mungesa e një sjellje apo “bontoni” e donoadoshme në rastet e tilla. Kështu pothuaja asnjë prej Klintonëve që u prezantuan në Tiranë nuk treguan së paku një mirësjellje ndaj një burrështetasi amerikan e një miku të madh të shqiptarëve:
Asnjë prej tyre nuk iu drejtua ish-presidentit amerikan me fjalët: Hello Zoti President! Të gjithë, për fatin e keq tonin e jo të këtyre fëmijve, iu drejtuan presidentit Clinton me fjalët: Hello Presidentet! Pra Hello President e askush Hello Mr. President! Hello President është njësoj sikur thua Hello Hajdar! Hello Hysen! Hello Kurtish e Hello Ibish! Në fakt, ajo që ra në sy jo për të mirë të këta të rinj e të reja nga Kosova ishte ZERO përgatitja e tyre para prezantimit të tyre para burrështetasit amerikan e mikut të madh të Kosovës. Dy-tre prej tyre as në gjuhën shqipe nuk dinin t’i thurnin dy fjalë falënderuese, të tjerët i thonin nga dy-tri fjalë në anglishte me theks llapjan apo rahovecjane.
Po të mos ishte Clintonia nga Irlanda me prejardhje nga Peja, jo aq shumë Klintonët e Hillaryt e Kosovës, sa vetë Kosova, niveli arsimor i Kosovës e mbi të gjitha mësuesit apo mësueset e tyre të Anglishtes u bënë horë para botës shqiptare. Veç keni parasysh faktin se sa larg qëndrojnë me anglishte dhe gjuhë të huaja nxënësit dhe të rinjtë e Tiranës, le pastaj se sa rrjedhshëm e flasin edhe gjuhën shqipe. A kanë bër mësues a mësuese të Anglishtes këta Klintonët dhe Hillary e Kosovës?
Si bre nuk e kanë parë të arsyeshme tua mësojnë së paku nga dy fjalë anglisht dhe si bre nuk e kanë parë arsyeshme tua “ngulisin” në kokë një pikë respekti e një grimë sjellje “bontoni” duke i paralajmëruar se nuk i drejtohet një burrështetasi amerikan e një miku të madh të shqitarëve me fjalët Hello President! Nuk është ore Presidenti Clinton, as Hysen as Hasan, as Kurtish as Ibish!!!
Ai është Zoti President e jo vetëm President! Horë na keni bërë o “horra” të Anglishtes së Klintonëve e Hillaryvd të Kosovës. Një hije e zezë edhe mbi stafin e Ambasadës Kosovës në Tiranë. Jam jashtëzakonisht i dëshpëruar me indeferencën e ambasdorit të Republikës së Kosovës z.Skender Durmishi në Tiranë.
Ka qenë dasht t’u ofrojë këtyre të rinjëve e të rejave nga Kosova një përvojë modeste të mirësjellja para një personaliteti të nderuar siç është Presidenti z.Bill Clinton! Prandaj nuk e kalonme PISA-n sepse fatkeqësisht kemi me bollëk “horra” mësues, mësuese, edukatorë, drejtorë shkollash e zyrtarë të Arsimit në Kosovë!
Respekt për Klintonët dhe Hillary e Kosovës! Turp për mësuesit apo mësueset “horra” të Anglishtes të Klintonëve e Hillarëve të Kosovës.
Bajrush Morina