Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL të UÇK-së, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka dëshmitarë të cilëve ZPS ju premton strehim dhe banim jashtë Kosovës, vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK’së.
Kështu ka deklaruar Klinaku në postimin e tij, ku ka shtuar se, sipas tij, këta dëshmitarë po refuzojnë këtë gjë.
Postimi i plotë:
Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar.
Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi.
P.S
Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë. /Botapress.info/