Faton Klinaku është deklaruar përpara mediave, pas përfundimit të seancës së shqyrtimit fillestar për rastin e kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti
Pasi në seancë vlerësoi se nuk sheh se ka kryer ndonjë vepër penale, Klinaku e përsëriti këtë deklaratë edhe në oborrin e gjykatës, shkruan IndeksOnline.
“Sa i përket aktakuzës, konsideroj se kurrfarë vepre penale s’ka dhe postimet e mia, postimi im, që ka qenë i përsëritur, natyrisht se figuron ende. Para dy vjetësh e kam postu në Facebook dhe nuk e heq sepse s’ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë. Si pjesëtarë të UÇK-së e kemi bërë që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin e drejtësisë, prandaj është obligim ligjor i çdo qytetari të Republikës së Kosovës që t’i përgjigjen secilit qytetar sepse para ligjit duhet të përgjigjemi secili”, deklaroi Klinaku.
Prokurori i rastit e lexoi sot aktakuzën, ku u shpalos se të dytë, Klinaku dhe Selmani, e kanë kanosur me jetë të dëmtuarin Kurti, nëpërmjet profileve të tyre personale në rrjetin social Facebook.
Në mes të tjerash, u lexuan fjalë për fjalë postimet e Klinakut, që deklaroi se më përpara e vret Albin Kurtin sesa që i lëshon rrugën.
Si Klinaku, ashtu edhe Selmani mohuan akuzat, duke u deklaruar si të pafajshëm.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para