Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar në emisionin ‘Pressing’ në T7 se Kadri Veseli ka kërkuar nga OVL UÇK-ja që mos ta kundërshtojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Klinaku thotë se Veseli u ka bërë prezion që ta pranojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Madje ai tha se Veseli u kishte thënë që ‘ duhet të themelohet kjo gjykatë, anipse mund të jem edhe unë i akuzuar’.
“Nëse ju kujtohet juve ne si organizatë e Veteranëve e kemi kundërshtuar vazhdimisht themelimin e kësaj Gjykate. Ne kemi pas takim edhe me Kadri Veselin, pati ardh me na bo një far lloj presioni pozitiv, që edhe ne të pajtohemi me themelimin e Gjykatës.
Ne kemi thënë nuk pajtohemi dhe tekstualisht na ka thënë që i akuzum jam edhe unë(Kadri Veseli). Na pati thënë ‘ne udhëheqja, përfshirë edhe unë mund të jem i akuzuar, por duhet ta themelojmë’”, tha Klinaku.