Mali i Zi, më saktësisht qyteti i Cetinjes është duke u përballur me demonstrata ku është tentuar të ndalet shugurimi në Manastirin e Cetnijes.
Pavarësisht tentimeve për ta ndaluar, shugurimi është mbajtur në manastirin ‘Metropolitan Joanikije’. Gjatë shugurimit nga Cetinje, janë dëgjuar edhe rreshtat e këngës nacionaliste të Kishës Ortodokse Serbe: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Kjo këngë është kënduar nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe në ceremoninë inauguruese në Mal të Zi.
Ndërkohë, Cetinja është përballur sot me demonstrata të ashpra, por megjithatë, ceremonia e shugurimit është mbajtur. /Botapress/