Kjo nuk pritek: Casillas “shokon” botën e futbollit, e pranon se është homoseksual

Një gjë e pazakontë në botën e futbollit ka ndodhur sot. Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, i konsideruar njëri ndër portierët më të mirë në histori të futbollit, Iker Casillas ka pranuar publikisht se është homoseksual.

Ai në rrjetin e tij social “Twitter” ka shkruar se “Shpresoj se më respektoni: Unë jam gej. #felizdomingo”.

Por, kjo nuk e pazakonta e ngjarjes. Ajo që e bën këtë ngjarje të tillë është se ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës, legjenda Carles Puyol i ka komentuar se është koha të tregojnë historinë e tyre.

“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, ka shkruar Puyol me dy emotikona të zemrës dhe të një puthjeje. /Botapress.info/ 

 

ngjashme