Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës ndër këngët e tij të preferuar e kishte edhe këngën “Vaj si qenka ba dynjaja”, e cila në njëfarë mënyre i përshtatej edhe jetës së tij të vështirë që kishte në rini, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo këngë shkodrane e kënduar nga Nafise Smajkoviq, sipas miqëve të afërt të ish-presidentin të Kosovës ishte e preferuar e tij.
“Vaj si qenka ba dynjaja!
Mos me tu ba me kenë gjallë.
un o i mjeri unë fukaraja
Paskam ndodhun un o pa igball”.
Rugova ishte i varfër por një student i shkëlqyer. Ai ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht.
Duke qenë i tillë, pas asnjë të ardhur tjetër, përveç bursës universitare Rugova ka marrë nënën e tij në konvikt duke u munduar t’ia dalin bashkë me ato mundësi, derisa t’i kryente studimet./Botapress/