- Një rast i rëndë i keqpërdorimit të besimit dhe dëmtimit të madh financiar është zbuluar në Malishevë, ku një punëtore dyshohet se për muaj me radhë ka tërhequr para nga firma ku punonte, pa dijeninë e pronarit. Dëmi i raportuar kap shifrën marramendëse prej 130 mijë eurosh.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 23 prill 2025, rreth orës 16:00, viktima (rreth 45-vjeçare) është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë për të raportuar rastin.
Sipas kallëzimit, punëtorja e saj (rreth 28-vjeçare) e ka keqpërdorur autorizimin dhe qasjen në sistemin e firmës “Western Union”, duke tërhequr vazhdimisht para në mënyrë të fshehur – deri sa shuma totale arriti në 130,000 euro.
Sinjali mëson ekskluzivisht se e dyshuara në lidhje me këtë rast është Ervise Morina.
Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore menjëherë pas denoncimit, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Keqpërdorim i besimit” dhe është në hetim intensiv nga autoritetet kompetente.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një