“Situata është stresuese sa i përket qytetarëve të Kosovës me origjinë etnike serbe, por nuk mendoj se është serioze në aspektin e shfaqjes së një krize të madhe politike apo të sigurisë”.
Në këtë pikë, Varga tha se perëndimi ka frikë nga Vuçiqi, jo nga Kurti.
“Përderisa në Serbinë e Vuçiqit politika është se “ushtria serbe do të kthehet në Kosovë”, kjo në Kosovë i jep Kurtit “hartë të bardhë” për veprime të njëanshme në veri të Kosovës. Perëndimi ka më pak frikë nga Kurti se sa nga prorusi Vuçiq dhe kjo është arsyeja që ndaj Prishtinës nuk ndërmerren hapa më seriozë”.
Gjithashtu, bazuar në zhvillimet e fundit, politologu serb tha se qeveria Kurti ka mundësi ta marrë nën kontroll veriun, pasi vetëm nën presion mund ta marrë, pasi Vuçiqi nuk iu thotë serbëve t’i dorëzojnë institucionet Kosovës.
“Nga ana tjetër, kjo situatë është një mundësi praktike që Prishtina të marrë kontrollin e veriut të Kosovës në rrethana disi të diskutueshme dhe nën presion. Nuk jam i sigurt se institucionet serbe do të kishin hyrë ndryshe nën juridiksionin e shtetit të Kosovës. Beogradi, dhe veçanërisht jo Vuçiqi, i cili është në pushtet, nuk do t’u thotë serbëve t’i dorëzojnë institucionet Kosovës, pasi kjo do të shihej si “tradhti ndaj Serbisë”.
Në fakt, gjithçka po zhvillohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, por ndoshta shumë tronditëse politikisht dhe propagandistike para zgjedhjeve në Kosovë vitin e ardhshëm”, përfundoi Boris Varga
Të tjera
Aktuale
Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet Kryetare e Kuvendit
Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi
Aktuale
Haradinaj lëshoi sallën, si votuan deputetët për Haxhiun si kryeparlamentare?
Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë
Aktuale
Krasniqi: Procesi ishte bllokuar sepse po shihet se VV-ja s’i ka numrat
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës,