Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të premten ka vizituar Tregun e Gjelbër pasi në mbrëmjen e së enjtes u përfshi nga zjarri ku si pasojë janë djegur disa lokale dhe tezga.
Dukagjini ka siguruar pamje të gjendjes së kioskave pas përfshirjes nga zjarri.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2023/06/348368698_810871687338193_2842558337060783138_n.jpg)
Ndryshe, të enjten këtë rast për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2023/06/348370931_706923244535970_781044425295196366_n.jpg)