Një ditë para hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia, kanë filluar edhe tensionet në Veriun e Kosovës. Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë mbyllur pikat e kalimit në Jarinje dhe Bernjak.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në përditësimin e fundit, ka bërë me dije se pika kufitare tek Dheu i Bardhë është po ashtu e ngarkuar. Atje gjatë hyrjes dhe daljes pritjet janë deri në 90 minuta dhe kolonat e gjata deri në 1000 metra.
Më poshtë keni fluksin në pikat e kalimit kufitar:
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/07/tab-1.png)