Bordi i Trustit është shprehur kundër iniciativës për tërheqjen e 30% nga Fondi Pensional.
Në një raportim në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional do të duhej të ishte hapi i fundit i qeverisë në përballje me krizën ekonomike.
“Para se të trajtohen temat të tilla është mirë që të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për të iu dalë në ndihmë qytetarëve, ne mendojmë që ky do të duhet të jetë hapi i fundit për tërheqjen e trustit”, ka thënë Morina.
Por, Morina është shprehur i gatshëm që të zbatojë “çfarëdo vendimi që u vije nga institucionet”.