Sot u raportuar për vdekjen e një turiste kosovare në Shëngjin, Shqipëri.
46-vjeçarja ka vdekur derisa po transportohej në spital.
Viktima është Trëndëlina Berisha, motra e regjisores së ndjerë, Burbuqe Berisha. Këtë e kanë konfirmuar edhe familjarët e të ndjerës.
“Të dashur miq dhe familjarë, Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, papritmas, na la më e dashura, motra jonë Lina! Ceremonia e varrimit do të jetë nesër. Për detajet, do t’ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar në “Facebook”, vëllai i të ndjerës, Dardan Berisha./RTV21
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2023/06/347549926_10160050877019079_3752562358862079090_n.jpg?resize=540%2C960&ssl=1)