Të shtunën në Podgoricë kanë nisur bisedimet preliminare për të siguruar numrat e duhur që do të votonin qeverinë e re. Këtë konfirmim e dha deputeti Millosh Konatar, nënkryetar i nismës qytetare “URA”.Të premten në mbrëmje Kuvendi i Malit të Zi, pas një seance maratonike votoi rrëzmin e qeverisë me kryeministër Zdravko Krivokapiq, njofton Klan Kosova.
“Do të vazhdohet ajo që Dritan Abazoviq e ka bërë deri tani e që është luftimi i pa kompromis i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pa marrë parasysh a do të jetë qeveri e pakicës apo tjetër ne e bëjmë me dije që secili që ka lidhje me krimin e korrupsionin dhe ka thyer ligjin nuk do te jetë i mbrojtur”, shtoi njeriu i dytë në “URA”.Paraprakisht, Abazoviq deklaroi se është gati të formojë një qeveri të pakicës që do t’i shtynte përpara reformat dhe integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Por kur u pyet se a e sheh veten kryeministër të ardhshëm të shtetit, politikani shqiptar nga Ulqini, u tregua i matur në përgjigje.“Është shumë herët të flitet për këtë çësht,je” tha ai. Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që u finalizua të premten mori 43 vota për dhe 11 kundër. Në votim, nga 81 deputetë, morën pjesë 54 syresh.