Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi po alarmon se Kisha Serbe mund të jetë palë në marrëveshjen finale me Kosovën në dialogun e Brukselit.
Ai përms një postimi në facebook, thotë se, Kisha merr hise më shumë sesa Serbia në këtë dialog. Sipas tij, kjo është strategjia serbe e cila kompletohet me bllokimin e Kosovës.
Ai shkruan se Kisha bëhet shtet në shtet, kurse asociacioni shkëput serbët në veri, kurse komunat në brendësi e mjelin buxhetin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Konfliktet pronësore me manastirin e Deçanit, takimi i Pallmerit e Llajçakut me patriarkun serb në Beograd dhe liturgjia e djeshme në Kishën e Millosheviqit/Arkanit e ka një qëllim praktik: që ta imponojë Kishën Serbe si palë në marëveshjen eventuale finale në Bruksel.
Ashtu Kisha merr hise e më shumë se sa po të përfaqësohej vetëm nga shteti i Serbisë.
Dhe kompletohet strategjia serbe e bllokimit të Kosovës: Kisha bëhet shtet në shtet, asociacioni shkëput/separon serbët në veri, ndërsa komunat rurale në brendësi, mjelin buxhetin e Kosovë si lopën mjelëse (serbisht: krava muzara) pa u integruar.
Këtë projekt serb e kam denoncuar me fakte në vitin 2007, po askush nuk e ka vu në pullë.
Bile ka raste që lavdërohen ata që kanë qenë në Procesin e Vjenës dhe që faktikisht e kanë marrë në qafë Kosovën./Botapress/