Kina ka shprehur gatishmëri që të ndërmjetësojë në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Ministri i Jashtëm, Wang Yi ka telefonuar sot homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, e të cilit taportohet se i tha se Kina është e gatshme që të ndërmjetësojë konfliktin.
Siç shkruanThe Guardian, Wang tha se Kina është jashtëzakonisht e shqetësuar për dëmet e shkaktuara ndaj civilëve në Ukrainë
Megjithatë ai vazhdoi të kishte një pikëpamje të ekuilibruar për veprimin e Rusisë në fqinjin e saj.
Ai tha se ndërsa Kina beson se siguria e një vendi “nuk duhet të vijë në kurriz të sigurisë së vendeve të tjera” dhe se siguria rajonale “nuk mund të realizohet përmes zgjerimit të grupeve ushtarake”. /Express/