Morali, përtokë!
1.,Nga idealet e larta, Albin Kurti ka rënë në atë derexhe, që ta angazhojë një ‘shtrigë serbofile’ (e cila ua kthen buzëqeshjen sekrete vrasësve serbë, me të cilët kordinohet për ‘vrasjen’ morale të veteranëve të UÇK-së)….
të luftojë me mish e me shpirt për ta penguar hetimin e vjedhjes së bukës dhe sheqerit nga qeveria e tij.
Qe cili është ideali i Albin Kurtit sot: fshehja e bukës së vjedhur nga fukarenjtë shqiptarë që për fukarallëk janë të parët në Evropë.
2. Jo pse është kaq e pamoralshme, disfatiste dhe dëshpëruese siç është, por është budallallëk i madh ta pengosh Kuvendin që ta hetojë një vjedhje, që është duke u hetuar nga prokuroria.
3. Nga premtimet për drejtësi, për barazi e për luftë kundër korrupcionit, Albin Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave e hajneshave të qeverisë së tij që e kanë vjedhur bukën e popullit.
4. Pa qenë budalla i madh nuk e bën veten të sanksionohesh nga krijuesi dhe garantuesi i lirisë së Kosovës;
– pa qenë krejt budalla nuk lufton me duar në xhepa me krejt botën në të njëjtën kohë.
– Pa qenë budallai më i madh nuk i shpall emisarët evropianë e amerikanë ‘të pamoralshëm’,
sepse edhe sikur të ishin të pamoralshëm, më të pamoralshëm se sa Aleksandër Vuçiq, as ata nuk janë.
5. Me Vuçiqin ka pranuar të negocojë për ekzistencën e shtetit Kosovës (duke i hëngër fjalët e veta se nuk pranon negociata, por Vetëvendosje; se nuk do të fliste fme Vuçiqin pa kërkuar falje për krime dhe pa e pranuar shtetin e Kosovës).
-.Asnjë Asociacion nuk mund të jetë më ‘tradhti’ se sa falja e krimeve, rehabilitimi dhe glorifikimi i kriminelëve serbê (dhe i udbashëve shqiptarë që i ka tubuar në kabinetin e tij), si dhe negociatat me ministrin e propagandës së Millosheviçit.
– Albin Kurti nuk ankohet në Vuçiqin dhe nuk kërkon tjetër ‘Vuçiq’ por ankohet në ndërmjetësuesit e emisarët evropianë e amerikanë, me të cilët nuk ka për të bërë marrëveshje.
6. Nuk është problemi që është ‘i poshtër’, problemi është se pushteti e zbuloi se Albin Kurti është i paditur, që s’ka lidhje me politikë.
Duke dashur të mbrohet nga ‘armiku’ serb, u armiqësua me Amerikën dhe BE-në.
Ky miqtë i kthen në armiq, nuk merr vesh në diolomaci, nuk e njeh dialogun, as rregullat e miqësisë, nuk e kupton as si arrihet një marrëveshje, sepse është asocial.
7. Escobar tha sot se 1.5 milionë shqiptarë nuk mund ta diktojnë vullnetin e 700 milionë evropianëve.
E kurseu Albin Kurtin, sepse e vërteta është se vetëm 1 shqiptar i Kosovës, Albin Kurti, kujton se mund ta mësojë Evropën (dhe nëse ka nevojë edhe Amerikën), se si punohet.
Tjetër gjë kur shqiptarët ishin viktima të gjenocidit serb,
Bota perëndimore i shpëtoi shqiptarët nga shfarosja.
Ama, perendimi nuk mund të merr urdhëra nga ish viktima e cila sot në emrin e shtetit të Kosovës sillet si diktator që e vjedh bukën e popullit të vet.
– Veç një idiot ka ambicie të sëmura të bëhet kryesori i botës, duke mohuar, duke tallur dhe duke nënçmuar të gjithë ata që nuk i nënshtrohen iluzioneve të tij.
Perëndimi është superfuqi, perëndimi me ushtri e ruan Kosovën nga Serbia, kurse Albin Kurti e shfrytëzon bandën e tij paramilitare të internetit për t’i ‘vrarë’ moralisht kritikët e tij.
Paramendoje se si e shohin perëndimi një ‘zotëri pa brekë’, që mendon se me kërcënime e sharje e dikton rendin botëror.
(Duke ecur rrugës, sot një paramilitar i tij më lehte ham-ham).
8. Sa herë që Albin Kurti i hedh në pleh politikat e Amerikës dhe Evropës, Vjosa Osmani e shfrytëzon rastin e i forcon raportet me Amerikën e Evropën.
Ajo duket presidente normale, vetëm kur Albin Kurtit i përkeqësohet gjendja emocionale.
Për t’i ‘ndrequr’ shpejt e shpejt raportet e prishura me Amerikën, Vjosa Osmani rrezikoi të dukej sanduiç me pozën e fotografisë në mes të heronjëve Clinton e Clark, duke e mbështetur edhe krahërorin te ky i fundit.
Hyhet në mes vetëm midis dy ekstremeve, midis kundërthënieve, midis kundërshtarëve , por nejse….ku di shqiptari.
9. Edi Rama u gëzua shumë që ia mbërriu ymri të thotë në OKB se Rusia po e sulmon Ukrainën.
Për të thënë atë që dihet, shkruhet, lexohet, shihet – me të vërtetë duhet të jesh trim i madh.
Kanë bërë lum e janë gëzuar e gjithë Shqipëria me rastin e këtij guximi shekullor të kryeministrit Rama.
P.S. Thoshte se do të ngritet nga varri për mua…
Jo që të rrijë me mua,
as të bisedojë e të çmallet me mua,
por që t’i ndreq hallet e mia.
Nuk u ngrit…