Koha për të thënë – lamtumirë!
Aktivisti i Albin Kurtit:
– Sa gurin e kam giu për ty – Haram t’koftë!
– Tash s’po ma çel telefonin, e kur gjujsha gur për ty, ta kajke!
– Vet më the të dua – e tash m’ke harrua.
S’flejsha gjithë natën e lume prej marakut m’u ba sabah e me dal me gju gur për Ty.
– E kam çliru Kosovën nga çlirimtarët… per hatër tanin.
T’pata thanë: Babë, veç kallxo ti, se hi e kalli n’tana anët për Ty.
Kam hangër hekër për ty.
E tash, tash s’po t’pëlqej ma.
S’e s’jam shkollovan – po thu.
Tash duhet me gju me libra e jo me gurë.
Që me ba me t’gju me kompletin e librave t’Ibrahim Rugovës -s”t’del ilaç – t’sakaton kopertina ma zi se guri! 
A e ke provu me shqy’ lëkurën me letër – djeg shumë!
Mos provo Zot!
– U pata ba si patkoi i kalit, tuj t’ru mos me t’rrok reja.
– U pata ba pancir për ty.
Aktivistja:
– Edhe unë valla kurrë ma rahat me kanallet e ujit s’jam ba, tuj i përdorë organet vitale si depo armatimi.
Haram t’koftë gazi-lotësjellës…
Që thotë një fjalë e urtë popullore ‘Meshkujt janë të poshtër’!
– Ku e lë besën që ma ke dhanë?
M’pate thanë, për mu’ nuk ka me pas problem: në daç shamia me lule në daç shamina vija – vija!
Tash muslimani i prapambetun po t’duket.
Na rrejshe që beson në Zot.
T’marroftë Zoti, qysh t’ka marrue.
– N’kry t’nanës bajshe be që s’ke me na lanë.
Ama, Ti na len neve – po na Ty nuk t’lshojna. Q’asi tipi jam unë.
Nuk ndahesh prej meje kur do ti. Aty unë vetna kur ndahna.
Besa – besë. Besnikëria dmth tjetër kanë mos me shikjue:
me mbajt besën që e ke dhanë qysh atë ditë kur jem taku e mbleshshim gur m’i gju shtetin.
– Një gajbe vö i pata dhënë donacion me gju Isa Mustafën! Me çka u shpërbleva unë?
Me çka?
– Qaj moj zemër mos pusho, digiu- digju shpirti im,
se ditë e nat po tretem n’vaj – s’kam njeri o hallin t’ma qaj!
Po, as pare s’kam.
P.S. Albin Kurti në përpjekje për të dalë nga Koha e Gurit!