Dje Kosova e Serbia u pajtuan për qarkullimin me letërnjoftime të lëshuara nga dy vendet,në lidhje me këtë ka reaguar opinionistja, Kimete Berisha, duke kritikuar kryeministrin Albin kurti,ku thotë se Kurti po gëzohet që Serbia i ka pranu letërnjoftimet që kanë qenë të pranuara, shkruan Botapress.info
Ky është postimi i plotë:
Erdhi dita: Në Serbi, si zotëri!
Jena gëzu’ moj jena gëzu’
Jena bá me fluturu!
Me fluturu nuk janë pjekur kushtet;
por me shku’ në Serbi, kismet, si zotni!
Me letërnjoftime.
Serbia tash i pranon letërnjoftimet tona, që i ka pranuar gjithmonë.
Kjo është e pabesueshme, qysh Serbia i ka pranuar letërnjoftimet tona që i ka pranuar gjithmonë!
Serbia e pranon se Albin Kurti është figurë njerëzore, por shqiptarët çuditen vetëm nëse Serbia ia pranon edhe letërnjoftimin.
Serbia e ka shoqe të ngushtë Shqipërinë, por ka vend për t’u gëzuar kur edhe shqiptarët e Kosovës i bën hesap për njerëz.
Serbia nuk e pranon masakrën e Reqakut, nuk e pranon shfarosjen e dhjetëra familjeve shqiptare; nuk e pranon të vërtetën për vrasjen dhe zhdukjen e mijëra fëmijëve shqiptarë, por i pranon letërnjoftimet tona.
Qe, sa poshtë ka ra katundi i Albin Kurtit!
Serbia ka pranuar sot diçka që ka qenë e pranuar!
Me çka keni udhëtuar ju deri sot për në Serbi?
Mos e keni mohuar shtetin e Kosovës, si kusht për të hyrë në Serbi!
Serbia nuk e ka asnjë arsye të gëzohet.
Por, Kosova është shumë e lumtur që është afruar me Serbinë – pa asnjë kusht.
Dashuria e Albin Kurtit për Serbinë është e pakushtëzuar, ashtu siç i ka hije secilës dashuri.
Sepse, Papa Francisi ka thënë se ‘asnjë lum nuk e pi ujin e vet, dhe asnjë pemë nuk i ha frutat e veta’!
E vërtetë është kjo që ka thënë Papa Francisi, përveç që i ka ikur një detaj se gjarpri e ha bishtin e vet dhe bleta e ha mjaltin e vet, dhe homo homini lupus est…
Asnjë marrëveshje me të cilën pajtohet Serbia nuk mund të jetë e ‘mirë’ për shqiptarët.
Never.
– Megjithatë, Albin Kurti ishalla na e bën hallall se ka vuajtur shumë që ne të shkojmë në Beograd siç kemi shkuar gjithmonë (me letërnjoftim).
– Kur i bie kah rruga e kombit natën, ke ndjesinë se toka u bë qiell e qielli u bë tokë.
Rrugë e pambaruar.
Terr gjithandej dhe pastaj postblloku shtetëror i Edi Ramës si postblloqet policore të Millosheviçit, që të plaçkisin veç pse je shqiptar i Kosovës .
Sa herë ia paguaj Edi Ramës gjobën që jam e Kosovës, vetmevete them ‘mos ua pafsh hairin’, por kësaj radhe një djalë ma qiti gazin: duke u përpjekur t’ia marrë kuponin, ma shtrëngoi
dorën derisa e shikova..
kur e shikova, më buzëqeshi dhe ma bëri me sy…
Nuk kisha kohë të kthehem
ta bëj horë.
– Pastaj hyn në autostradën e Kosovës, rruga pa ndriçim, nëse s’je shqiptar ti nuk e di ku je;
se s’ka as tabela; askush nuk i ndez dritat sepse dritat i kanë vjedhur.
Gjithçka është e vjedhur këtu!
– Kur mbërrin në Fushë-Kosovë, në kolonë, të afrohen fëmijët 5 vjeçar te xhami i kerrit, të trokasin dhe të shesin krem-banane.
Nanat e tyre shqiptare, shikojnë seriale dhe pinë cigare derisa presin t’u kthehen djemtë 5 vjeçar nga puna me fitimet e pazarit.
– Kur mbërriva në banesë, e gjeta terr.
Nuk e gjente çelësi bravën.
Gjithkah terr, gjithkah varfëri, gjithkah mbeturina dhe erë e keqe, insekte dhe zhurma e gjeneratorëve, përveç me Serbinë që po na ecë zari.
– Serbia nuk po gëzohet që i fut në Kosovë miliarda zalloga dhe mbetje ushqimore, por shqiptarët janë gëzuar shumë që siç kanë shkuar, prap do të shkojnë në Beograd.
Erdhi dita, të shkojmë në Serbi qysh kemi shkuar gjithmonë, me letërnjoftime.
P.S. Në fund, e pashë një ëndërr që terri ishte ‘njeri’, pa asnjë organ trupor, përveç zë që kishte dhe më kërcënonte.
Terri ishte mashkull.