Në fotografinë e Albin Kurtit që kishte për qëllim ta shfaqte superfuqinë e Kosovës, Bajraktari po duket si bojler.
E Albin Kurti si
shitës krenar i bojlerit të vjetër, jo si blerës.
Bashkë me njërin komandant të FSK-së e kishin prekur Bajraktarin lehtas, sikur janë frikësuar mos
po ia prekun sustën (‘mo Zot) e po niset droni në luftë, pa e pyetur Albinin.
Se, së pari blihet Bajraktari, pastaj mësohet shqiptari qysh me luftu me të.
Ministri i mbrojtjes i rrinte karshi Bajraktarit, e ish fryer aq shumë sa dukej sikur do të lansohet personalisht në qiell!
Albin Kurti e ka zhveshur FSK-në nga forca, duke ia zbuluar forcën publikisht.
Kur nuk e tregon forcën – kur nuk tregon çfare ke, të mbron njëfarë misterioziteti, e kur del para dronit e forografohesh si me majmun në plazhin e vogël
të Ulqinit,, atëherē armën e bën të dhimbshme.
Bajraktari erdhi në Kosovë pasi që ekspertët e ‘shpallën’
joefektiv, shkaku se s’la dron
Rusia pa e rrëzuar në Ukrainë.
Armikun e kemi komshi, e turku që i shet Bajraktarët, nuk na ndan nga serbët.
Kur i ke armët e njëjta si të arnikut, atëherë shtrohen dilema:
Nëse, larg qoftë, Bajraktari i Kosovës ndeshet në qiell me Bajraktarin e Serbisë, çka ndodh!
A janë krijuar Bajraktarët ta shkatërrojnë njëri-tjetrin!
Grahi kombajnës, më mirë. Neve na duhet buka dhe një Bajraktar i paqes, e jo një kastravec me një Bajraktar!
P.S. Nga Milan Radojiçiçi sigurisht e kanë marrë miratimin!
– Unë ty të buzëqesha si xhentëlmen.
– Po, edhe unë ty ta ktheva buzëqeshjen.