Sot në xhaminë e madhe të Prishtinës ka ndodhur një ngjarje e konvertimit. Në prani të Shefqet Krasniqi, hoxhë me profesion, një serb ortodoks që jeton në Graçanicë është konvertuar në fenë islame. Madje, ai zgjodhi të ndryshoj edhe emrin, nga Rodovan në Ridvan.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe opinionistja e njohur, Kimete Berisha. Në një shkrim të titulluar “Tregtia e hoxhës me mëkate”, Berisha e ka kritikuar gjerë e gjatë hoxhë Krasniqin.
“Mos i mashtro njerëzit hoxhë, se Zoti nuk fal.
Se sikur të falte Zoti nuk do të ekzistonte Ferri.
Fajet nuk shlyhen kurrë, as me vuajtje, as me ndëshkim, as me
hakmarrje, as me vetëvrasje.” – shkroi ajo.
Tutje, ajo ka ironizuar edhe me përqafimin që Krasniqi e bëri me serbin e konvertuar në mysliman.
“E quajti ‘vëlla’, e uroi njëmijë herë (si lypësar), ia dëshiroi xhenetin për së gjalli.
E puthi shkllap-shkllap në faqe.
Tha që serbi që u bë mysliman është më i miri prej krejtve.” – shkruan tutje.