Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot vendosi për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.
Emrat si Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku janë përmendur si kandidat potencial për të drejtuar këtë parti. E, për Çitakun, disa fjalë i ka thënë edhe opinionistja Kimete Berisha.
Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ish-ambasadorja është një patriote, e matur, e sinqertë dhe besnike.
“Vlora Çitaku është patriote, e matur, e sinqertë dhe besnike”, ka shkruar shkurtimisht Berisha në Facebook, përcjell Botapress.info
Ndryshe, PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj./Botapress/