Për çdo rast, lëre afër të qëllon një fustan dhe një mantel i lokeve….
Dardani u çu me sabah dhe po thotë se nuk duhet ‘dialog me armikun’.
‘Duhet ripërcaktim i kufijve’.
– ‘Luftë’ po don djali!
Ani pse s’po ia nis ti luftës!
Kush po pret me luftu për ty?
‘Katundarët’ e Drenicës që luftuan për lirinë edhe të Dimalit, i cili sot tallet me ta?
S’ka më UÇK!
S’ka më katundarë.
Lufto ti vet, ‘përgjaku’ e mos i josh të tjerët në përgjakje.
Ti paske kujtuar se nëse fillon lufta ti e përshkruan vdekjen e të tjerëve nga studio televizive dhe presidentja i ndërron maicat ushtarake si Zelensky!
Bindu. Nëse fillon lufta, askush nuk lufton për ty, ti duhet të luftosh vet, e të tjerët nëse ke fat, do të të përkrahin moralisht dhe edhe nëse t’i falin raketat, ti nuk di m’i përdorë.
Është kaq e dhimbshme që e mbërrimë ditën kur asnjë njeri nuk gjendet që thërret për paqe e dialog, bile një plak.
Bile sa më i ‘vjetër’ – më thí bëhesh, po nisem prej vetes.
Është e trishtueshme që askush nuk thërret për paqe, derisa soliterët në Izrael, Gaza rrëzohen, e zakonisht vdesin ata që s’duan luftë.
Papa i zënë me probleme seksuale të natyrave të ndryshme të popullatës….
– Lufta është e tmerrshme.
Nëse e ndjell luftën – lufta ndodh.
Trimat flasin për paqe.
Paqe. Dhe, tolerancë. Dhe qetësi.
Pse ia jep armikut atë që e lyp
prej teje – luftën.
Le t’ia nis ai i pari.
Veç një luftë ka kuptim: dy duar për një kokë.
Ti mos mendo se NATO vritet për lirinë tënde, qysh kujton Hekuran anti-UÇK, që ushtarët i blen me pare, si ‘prosti…’.
Jo. Nuk blihet ushtria me pare.
P.S. Dardani është si ‘pleh’ i Vetëvendosjes, sa herë flet kundër tyre – ata rriten.