Kim Kardashian hapi sezonin e festave me një seri veshjesh tepër provokuese, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamje të kuruara deri në detaj.
Ylli 45-vjeçar publikoi në Instagram disa fotografi të reja pas transmetimit special “Kimmas” në TikTok Live.
Në fotografitë e para, Kim shfaqej me një fustan të bardhë babydoll që theksonte dekoltenë e saj dhe ishte zbukuruar me lesh artificial dhe fjongo festive, shkruan DailyMail.
Ajo e plotësoi pamjen me geta me dantella dhe një fjongo sateni në flokët e zinj, duke krijuar një atmosferë të qartë festash.
Për veshjen e dytë, Kardashian zgjodhi një stil të ngjashëm me “lepurushin e dëborës”, duke veshur një kostum të bardhë të ngushtë me shpinë të hapur, detaje prej pelushi dhe një fjongo të madhe. Aksesoret e veshëve të bardhë dhe taka të larta e bënë look-un edhe më dramatik.
Në një set tjetër fotografish, themeluesja e SKIMS pozonte ulur në një karrige kadifeje të kuqe, e rrethuar nga dhuratat, me një top leshi të bardhë dhe geta të njëjta, duke shkruar: “Gëzuar Kimsmas”.
Gjatë transmetimit live, asaj iu bashkuan disa personazhe të njohur, mes tyre edhe Nicolas van Steenberghe nga Love Island, i cili pozoi me të veshur pizhame të kuqe flaneli dhe këmishë të zbërthyer.




Të tjera
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të
Showbiz
Çfarë fshihet pas postimit që bëri Gjesti? Misteri i “deles rozë”
Një imazh tejet enigmatik i një
Lajme
Qeveria serbe bllokon fondet nga Kosova për Luginën e Preshevës
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel