Biznesmenia amerikane, Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku dukej më në formë se kurrë.
Ajo ka treguar belin e saj me një set të brendshmesh të kompanisë së saj“SKIMS”, ditën e diel.
42-vjeçarja, e cila themeloi linjën e saj të veshjeve sepse nuk mund të gjente veshje që përputheshin me tonin e lëkurës së saj, mori një pozë të zjarrtë para pasqyrës, teksa reklamonte të brendshmet e saj rozë.
Kujtojmë që Kim “u zhyt” në aktrimin e skenarit me paraqitjen e saj si një publiçiste në serialin “American Horror Story: Delicate”.
Megjithatë, fansat e serialit të drejtuar nga Ryan Murphy kritikuan ashpër aktrimin e saj, pasi pretenduan se Kimi “shkatërroi” shfaqjen.